Egjipti në kërkim të teorive të reja për ndërtimin e piramidave

Një ekip i përbërë nga shkencëtarë ndërkombëtarë ka deklaruar sot në Egjipt se janë duke hulumtuar për teori të reja se si janë ndërtuar piramidat e Egjiptit 4.600 vjet më parë.

Teoritë e reja janë të bazuara mbi hulumtimin e grimcave kozmike të gjetura në brendësi të piramidës “Bent”, e cila gjendet rreth 40 kilometra nga Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe Inovacionit, Mehdi Tayoubi, deklaroi se pajisjet të vendosura muajin e kaluar brenda piramidës, kanë mbledhur grimca radiografike të cilat paraqesin grimca atmosferike të rëna në tokë.

Në bazë të këtyre grimcave tha Tayoubi, shkencëtarët do të kenë qasje në procesin e ndërtimit të piramidave, të cilat janë përplot mistere.

“Kur bëhet fjalë për ndërtimin e piramidave, akoma nuk ka një teori 100 përqind të sigurt dhe të vërtetuar. Gjithçka bazohet në teori dhe hipoteza” tha Tayoubi.

Piramida “Bent” në vendin Dahshur afër Kajros është e vetmja që dallohet për nga pamja. Besohet se ajo paraqet tentativën e parë për të ndërtuar një piramidë të lëmueshme.

Artikulli paraprakGjeopolitika e rënies së çmimit të naftës
Artikulli vijuesLada Niva 4×4 e re lansohet më 2018