EKSKLUZIVE: AAK e Nisma për Kosovën nisin përgatitjet për koalicion parazgjedhor

Opozita e bashkuar nuk është më e njëjta që nga anulimi i protestës së paralajmëruar më 26 mars.

Nga atëherë tri partitë opozitare kanë filluar të marrin vendime ndaras dhe pa u konsultuar me njëra tjetrën.
Mirëpo, përsëri nëse do të shkohej në zgjedhje, partitë opozitare janë shprehur të hapura për koalicione parazgjedhore, raporton Indeksonline.
Dje zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se kjo parti është duke provuar të bëj një marrëveshje për bashkëpunim me Nismën për Kosovë, të cilën e ka quajtur parti serioze dhe partner të shkëlqyer në rrugëtimin opozitar.
Lidhur me këtë anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për Indeksonline se tashmë kjo parti ka nisur bisedimet me AAK-në për të ndërtuar një koalicion parazgjedhor.
“Këshilli Kombëtar i Nismës ka miratuar propozimin e kryesisë për të filluar bisedimet me AAK-në për të ndërtuar një koalicion parazgjedhor. Mbi bazë të këtij vendimi edhe janë duke u zhvilluar bisedimet mes Nisma-s dhe AAK-së”, ka thënë Sherifi

Artikulli paraprakDobitë shëndetësore të Dudit të zi (Manit) – Morus nigra
Artikulli vijuesÇaj mali shqiptar (Sideritis syriaca L. Fam Lamiaceae)