Ekskluzive: Urime personalitetesh për festën e Fitër Bajramit

Intervistoi: Dardan Sinanaj

 

Mr.Shkodran Imeraj, – nënkryetar i parë i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

 

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të Familjes time, të ju uroj Festën e Fitër Bajramit. Duke e lutur krijuesin tonë Allahun xh.a., që të ju mëshiroj më të gjitha të mirat e tija ju dhe familjen tuaj, ju dëshiroj që kjo festë le të jetë festë e lumturisë, harmonisë dhe mirëqenës në vatrën tuaj familjare. Sinqerisht i juaji, Mr.Shkodran Imeraj, nënkryetar i parë i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

 

 

Arsim Krasniqi-Kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu

Duke e lutur Allahun s.v.t qe te na ketë pranuar agjërimin, adhurimet dhe ibadetet tona, po ashtu lus Allahun qe çdo mysliman i privuar nga liria padrejtësisht, Allahu i liroftë dhe te gjithë myslimanet anë e mbanë botes ju ndihmoftë

Pranoni urimet e mija te përzemërta të nderuar besimtare, me rastin e festes se Fitër Bjramit

Sinqerisht Arsimi

 

 

Dardan Gashi-Hamdiu (Aktor)

Mesazhi ime për bajram është: Të ja dëshmojmë kësaj shoqërie se të qenit mysliman është dobi sjellëse jo veç për boten e amshueshme po edhe për vendin tonë, rrethin tonë, familjen tonë, të ja dëshmojmë njerëzve praktikisht se të jetosh sipas rregullave të islamit do te thotë të jetosh në perfeksion me natyrshmëri njerëzore. Për fund, Allahu na i pastë pranuar muajin e ramazanit, ibadetet që kemi bërë në këtë muaj si dhe lutjet tona. We selam alejkum we rahmetullah.

 

Diamant Sinanaj-Black Lion

Vëllezër dhe motra të gjakut t’mishnuem shekuj me radhë, të përvujtun e t’rraskapitun etapë pas etape, individë të coptuem në shpitë pa dritë, të ndarë në grupe politike e të përçarë në mes vete, të hasmuem me ose pa arsye, horizont i shtresave të ulëta dhe të larta, dhe juve mysliman nga e mbarë bota:

Sot është një ditë ku të gjitha i bashkon triumfi i të gjallëve, triumfi i zemrës paqe-dashes, sot etja dhe ushqimi pas një muaji gjejnë qetësinë, sot nga myslimanet në mbarë botën festohet Festa e Fitër Bajramit, festë kjo ku na orienton tek shtrirja e dorës ndaj njeri tjetrit, ta dojë dhe ta ndihmojmë njeri-tjetrin, t’i respektojmë të gjithë pavarësisht si duken sepse kështu Allahu kënaqet me robërit e tij, dhe kjo Superfuqi që na kontrollon, sot na përcjell neve, në afshet e zemrave tona, në butësi dhe afinitet të cilat Krijuesi i ka specifikuar një nga një.

Qofshi të bekuar populli im dashur! Pritshi edhe shumë Bajrame me ma të dashurit e juve, bashkë për jetë e mote!

Artikulli paraprakAtmosferë festive në Xhaminë "Dine Hoxha" me rastin e mbylljes së muajit të Ramazanit.
Artikulli vijuesRamazani pikë e fillimit Jo pikë e mbarimit (Fitër Bajrami- 2015)