
Është rrëzuar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të votave në Prizren dhe Prishtinë. Vendimin e ka marrë Gjykata Supreme e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka pasur suksese në ankesë drejtuar Gjykatës Supreme lidhur me vendimin për rinumërim të votave në Prizren i marrë nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa.
Vendimi i PZAP’së është rrëzuar nga Gjykata Supreme.
Në zgjedhjet e 19 nëntorit, kandidati i PDK’së, Shaqir Totaj doli i dyti pas Mytaher Haskukës.
Kandidati i VV’së kishte 25 509 vota derisa ai i PDK’së 25 180. Apo 329 vota më shumë Haskuka në raport me Totajn./Kumti.com