Nuk ka persona të lënduar në eksplodimin i cili sot në mëngjes i zgjoi kumanovarët, rreth orës 4, pasi që përballë bulevardit Revolucioni i tetorit, një person ka hedhur një mjet piroteknik në një mjet që ka qenë në pronësi të Ndërmarrjes Publike Kumanova Gaz, transmeton zhurnal.mk
Pas hedhjes së atij mjeti piroteknik, për shkak të prezencës së gazit ka ardhur deri te një eksplodim i fuqishëm, informuan nga SPB Kumanovë.
Policia kreu kontroll dhe po punohet në zbulimin e kryerësit.