Emigrantja siriane u detyrua të bëjë seks për të arritur në Gjermani

Një femër siriane, që i ishte bashkuar valës së emigrantëve që kanë arritur në Gjermani, është detyruar të shkojë në shtrat me trafikantët, për shkak se burri i saj nuk kishte mundësi t’ua shlyente borxhin për t’i çuar ata në Evropë.
Një tjetër femër ishte rrahur derisa kishte humbur vetëdijen prej një gardiani hungarez, vetëm pse kishte refuzuar të shkonte në shtrat me të.

Një refugjate tjetër, që kishte punuar si grimere artistësh, ishte veshur si djalë dhe vetëm kështu kishte shpëtuar prej një grupi meshkujsh refugjatë që po udhëtonin përgjatë disa shteteve me radhë në drejtim të Gjermanisë. Tani në një qendër strehimi në Berlin ajo ende fle me tesha veshur, si shumë femra të tjera këtu. Para derës vendos një filxhan në orët e vona të natës.

“Nuk ka kyç ose diçka të ngjashëm”, ka thënë Esraa al¬Horani, që kujdesej për fytyra të njohura të Lindjes së Mesme. Këtë e kanë konfirmuar edhe shumë gra të tjera që nuk kanë dashur të flasin me identitet. Horani ka qenë me fat. Ajo ka rrëfyer historinë e saj: “Mua vetëm më kanë rrahur dhe plaçkitur”.

Dhuna dhe lufta në vendlindje, trafikantët oportunistë dhe detet e rrezikshme gjatë rrugës, dhe pritja jo e ngrohtë në kontinentin me një mijë telashe – janë vetëm disa prej rreziqeve me të cilat janë përballur gratë dhe vajzat nga Lindja e Mesme derisa kanë arritur në Evropë prej Lindjes së Mesme dhe përtej saj. Por rreziqet nuk kanë të sosur për këto femra edhe pasi të arrijnë në qendrat e strehimit. Intervistat me dhjetëra emigrante e refugjate, punëtorë socialë dhe psikologë që kujdesen për njerëzit e traumatizuar që arrijnë në Gjermani, sugjerojnë se migracioni i fundit masiv është shoqëruar me rritje të rasteve të dhunës ndaj femrave.

Nga martesat e detyruara dhe trafikimi seksual e abuzimi në familje, gratë denoncojnë dhunën nga refugjatët e tjerë, kontrabandistët, anëtarët meshkuj të familjes dhe oficerëve të policisë madje edhe evropiane. Megjithatë, nuk ka statistika të besueshme për abuzim seksual të refugjateve femra.

E a ka ma keq se të përfitosh nga njerëzit në nevojë? Një ndër historitë më të dhimbshme mbi ndodhitë e refugjatëve.

Artikulli paraprakA e keni ditur se kur e kërkoni në internet ISIS-in, policia ju kërkon juve!
Artikulli vijuesBahreni,UAE dhe Sudani në krah të Arabisë