Në kuadër të hetimeve në lidhje me tentativën për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO, gjatë përpjekjes për t’u arratisur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe janë kapur dy ushtarakë të lartë të forcave turke në Afganistan, komandanti i Task-Forcave Turke major-gjeneral Cahit Bakır, si dhe Komandanti për Trajnim, Ndihmë dhe Këshillim në Kabul, Brigadier Şeber Topuç, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burime diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Agjencia e Shërbimit Informativ Kombëtar kanë kaluar në moblizim me të mësuar për ikjen e Bakır dhe Topuç nga kryeqyteti afgan Kabul për në Dubai.
Në kuadër të kësaj, personat në fjalë u kapën në aeroportin e Dubait falë iniciativave të shpejta dhe bashkëpunimit të autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Bakır dhe Topuç mëngjesin e sotëm u sollën në Turqi.