Njëri ndër akademikët më ta pashëm në dukje për moshën që ka për mua ishte Mehmet Kraja. Por edhe linte përshtypje të njeriu serioz, jo i zhurmshëm. Kur shprehej, nga gjuha e tij dëgjohej një shqipe që tingëllonte shumë këndshëm për veshin. Thoja kosovarët duhet të flasin shqip sikur Mehmet Kraja. Mirëpo sinqerisht ta them nuk e kam percjellur punën e tij akademike, sepse nuk kishte të bënte me profilin tim. E poashtu nuk jam studiues i atyre çështjeve. Sidoqoftë. Shkrimi i postuar sot (nëse është i tij) më ka hutuar, dhe ajo fotografi, e atij personaliteti që kisha krijuar në kokë, sot është krisur. Krisje, se fjalët e thëna nuk përkojnë me njeriun e përshkruar më lartë. Nuk shkojnë njëra me tjetrën në kokën time. Ndoshta edhe shkojnë por unë kam parafytyruar një njeri tolerant me kuptime shumë të gjëra mbi jetën. Problematikat joserioze ditore, shpesh të paqëndrueshme kam konsideruar se për këtë kalibër intelektuali janë vetëm mundim. Mu dhimbseshin që intelektualët (ndoshta pse kisha shumë respekt për ta) që duhet të dëgjojnë pallavra të paqena e të ulëta, kur ata mirren me diçka shumë më të madhe, më serioze, me shkencën. Mendoja se edhe Mehmeti është diku duke medituar mbi temat që unë nuk mundem as ti kuptoj, por që Mehmeti me del një facebook-axhi i rëndomt, nuk e kisha paramenduar kurrë. E le më me kësi konceptesh të ulëta jotolerante, kjo edhe ma hiq. Akoma dyshoj se ai ka shkruar atë shkrim. O vëlla, Mehmeti duhet patjetër të jetë më i ngritur. Thjesht nuk më besohet se një akademik mund të jetë aq i ngushtë në mendime, sa që të shkruaj diçka në emër të hapjes së debatit “të mirëfillt e civilizues” siç thotë ai, e atë çfarë shkruan nuk ka me civilizim pothuaj asgjë, së paku si është shprehur. Sepse tërë kohën duke paraqitur pyetje “muslimanëve të FB” ai nënçmon çfarëdo që është fetare e muslimane.
Jo, z. Kraja! Cilido Mehmet Kraja që je, jo! Por nuk je Mehmeti që e kisha në kokë, definitivisht. Unë të them jo. Pa e rregulluar edukatën tënde në të shprehur kur më drejtohesh mua “muslimanit të FB”, nuk kam mundësi të bashkëbisedoj me ty. Pa u shkarkuar nga mendimet e këqija për tjetrin pa e njohur fare, une të them jo. A e di pse? Sepse ajo çfarë mësova nga i tërë shkrimi yt është qëllimi yt jo për të hapur debat “të mirëfillt” ku ne mund të mësojmë nga argumentet e njëri tjetrit, por mësova se dëshiron të hapësh një “luftë” të re fjalësh mes shqiptarëve, ku pretendon se ke argumentet ta shuash njëherë e përgjithmonë orientimin “lindor” të “muslimanëve të FB”. Një gajle po ta hjeku z. Kraja, ne jemi pro-perendimor më shumë se ti. Por ajo nuk na bën anti-lindor. Ne jemi edhe pro-verior edhe pro-jugor. Por ju dëshmoni me këtë shkrim se i shihni gjërat vetëm bardhë e zi. Ka shumë më shumë ngjyra në jetë, më besoni. Atë ta argumentoj pasi të kesh rregulluar “nijetin” me të cilin je nisur në këtë debat. Nëse qëllimin tënd e ndryshon dhe afrohesh për të mësuar seriozisht për çfarë bëhet fjalë këtu, seriozisht po të premtoj se do të ta kushtojmë kohën. Por debati duhet të jetë arenë e shfaqjes së argumenteve e mendimeve me qëllim përafrimi, jo nënçmimi. Pra të hapim debat pa paragjykime dhe ti shprehim të dy palët pikpamjet tona mbi jetën dhe si ajo duhet jetuar, edhe brenda identitetit kombëtar, po deshe. Do të të tregojmë sinqerisht ku e dëshirojmë Kosovën tonë. Por edhe të tregojmë çfarë Kosove e dojmë, poashtu. Të premtoj. Unë kam shokë ateist bile njërin e kam shumë të afërt, pastaj katolik me të cilët bisedoj për kuptimet e mia, dhe më beso se komentet e tyre janë “më pëlqen argumenti dhe çasja”. Nuk është kombëtare ajo cfarë ju mendoni se është, jo jo. Do ua argumentojmë, por pasi kërkoni falje për shkrimin paraprak dhe premtoni për çasje konstruktive. Të mësojmë për njëri tjetrin, prej njëri-tjetrit. Ndërsa, për broçkulla e ofendime s’kemi kohë. Bile edhe fetarisht e kemi të ndaluar.