Presidenti Erdoan publikoi një artikull në të cilin vihet theksi në rëndësinë e Samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimi Islamik që organizohet në Stamboll.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka thënë se çelësi i fitores kundër terrorizmit është solidariteti.
Presidenti Erdoan publikoi një artikull në të cilin vihet theksi në rëndësinë e Samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimi Islamik që organizohet në Stamboll.
Në artikullin e publikuar në faqet e internetit të Al Xheziras me seli në Katar dhe të televizionit amerikan CNN, Presidenti Erdoan shkruan se njerëzit pa dallim në pikëpamje politike, kombësi, besim dhe vlerat kulturore bashkohen në dëshirën për paqe dhe drejtësi.
Presidenti Erdoan, duke tërhequr vëmendjen në situatën në të cilën ndodhet bota islame, ka thënë se samitin e Stambolli e kanë mbledhur për paqe drejtësi dhe me qëllim të luftës globale kundër terrorizmit.
“Përfituesit më të mëdhenj të politikave, të cilat armiqësojnë pjesëtarët e sekteve të ndryshme, grupet e ndryshme etnike dhe fetare që bashkëjetuan me shekuj janë organizatat terroriste dhe armiqtë e islamit”, bëri të ditur Erdoan ndërsa shtoi se shtresat të cilat kanë hyrë në një kërkim të ri si përgjigje ndaj tensioneve sektare dhe sociale, posaçërisht të rinjtë janë të hapur ndaj shfrytëzimit të organizatave terroriste si DAESH dhe Al Kaeda, ndërsa vijoi duke thënë se “Vendet islame nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojmë të heshtur ndaj kësaj”.
Duke e bërë të ditur se terrorizmi nuk paraqet kërcënim vetëm për disa vende dhe rajone, Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen se kjo është kthyer në një problem global që viktimizon komunitetet myslimane posaçërisht në Evropë.
“Shtimi i numrit të përkrahësve të racizmit, diskriminimit, ksenofobisë dhe islamofobisë posaçërisht tek shoqëritë perëndimore, irritoi dhe ofendoi gjithë myslimanët. Turqia, si një vend që për 30 vite lufton kundër organizatës separatiste terroriste, si një vend që ka dhënë 40 mijë viktima në sulmet e terrorit, kupton mirë objektivin, qëllimin dhe dëmet e shkaktuara nga ana e terrorit”, shtoi Presidenti Erdoan.
Presidenti në fjalën e tij ka thënë se “Ne bëjmë përpjekje të mëdha që shoqëria ndërkombëtare të marr një qëndrim të përbashkët për këtë. Mirëpo më duhet të them me keqardhje se deri më sot nuk është treguar ndjeshmëria dhe qëndrimi parimor përballë strukturave të terrorit, të cilat janë armiqtë e tërë njerëzimit. Rruga e vetme për të mposhtur organizatat terroriste kalon nëpër forcimin edhe më shumë të bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar me në krye atë mes vendeve myslimane. Besoj se vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik do të luajnë rolin kryesor në këtë drejtim”.
“Turqia me hapjen e portave për refugjatët e ikur nga luftimet në Siri dhe Irak, nuk i la në duart e organizatave terroriste dhe në mëshirë të regjimeve të cilat zbatojnë terror shtetëror, por mirëpret mbi 3 milionë refugjatë”, – ka thënë Erdoan ndërsa shtoi se “Ne do të vazhdojmë tu dalim për zot vëllezërve tanë deri sa të mbarojnë luftimet dhe të vendoset paqja në vendin e tyre”.