Erdogan dhe Rama nesër në Kosovë

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të mërkurën do të vizitojnë Kosovën.

Vizita do të zhvillohet ditën kur do të inaugurohet dhe terminali i ri në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Erdogan do të vizitojë dhe qytetin e Prizrenit ku do të shoqërohet nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri turk do të udhëtojë së bashku me bashkëshorten e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore, raporton KP. /kohaislame

Artikulli paraprakStudenti ukrainas pranon krimet në Britani ndaj muslimanëve
Artikulli vijuesVritet një komandant i lartë i kryengritësve sirianë