Erdogan: Fuqitë botërore kanë dështuar në Siri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar fuqitë botërore dhe organizatat ndërkombëtare për dështimin e tyre ne zgjidhjen e krizës siriane.

Erdogan tha se mosveprimi i fuqive boterore vë në pikëpyetje legjitimitetin e organizatave ndërkombëtare, dhe shfaqe paaftësinë e tyre për të parandaluar gjendjen në Siri.

“Ndërgjegjja e njerëzimit nuk mund të injorojë një strukturë që nuk ndërmerr veprime, edhe kur 370 mijë njerëz vriten. Këto institucione ndërkombëtare që nuk kanë prioritet njerëzimin dhe jetën e njeriut mund të kenë një status ligjor, por nuk mund të kapërejnë problemet.

Erdogan më tej tha se organizatat ndërkombëtare ishin përgjegjës për vdekjen e njerëzve të pafajshëm, ndërsa ato kishin fuqinë për të parandaluar ndodhi të tilla.

Artikulli paraprakMehmet Görmez riemërohet në krye të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë
Artikulli vijuesRusia me plan për Sirinë