Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan pas një vizite në ambientet e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM) ku u bombarduan nga puçistët e organizatës terroriste FETÖ, ka mbajtur edhe një fjalim në seancën plenare, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalës së tij Erdoğan tha: ”Kërkuan koordinata sipas dëshirës së tyre por nuk doli ashtu si deshën. Erdhët goditët Parlamentin. Ky është parlamenti i popullit. Ju u nisët të godisni përfaqësuesit dhe popullin. Për këtë arsye njerëzit në 81 qytetet e Turqisë dolën në rrugë dhe në sheshe pas telefonatës sime. Ky ishte një hap që nuk duhej hedhur. İ bëj thirrje popullit që deri në një deklaratë të dytë të mos i lënë bosh sheshet dhe rrugët.”
“Në vendin tonë, e dinim organizatën terroriste separatiste, DAESH-in, PYD-në dhe YPG-në. I dinim të gjitha këto, por definoheshin ndryshe. Thonin që këta (FETO) ‘janë grup fetar në të njëjtën kohë, merren me arsim dhe nuk kanë lidhje me armë’. Lidhja e këtyre me armët ka shumë dallim nga vlerat e tyre. Këta janë aq të poshtër, tradhtarë dhe të pandershëm, saqë janë në gjendje t’i përdorin armët kundër popullit, avionët, helikopterët, topat dhe armët e rënda, armë këto të cilat i kanë siguruar përmes taksave dhe parave të po këtij populli” tha Presidenti Erdoğan në vazhdim.
Presidenti Erdoğan duke i quajtur tentativat e organizatës terroriste FETÖ si viruse në vijim është shprehur: ”Ka shumë viruse në lëvizje, ‘do të vijë etapa e dytë, etapa e tretë’. Ejani me sa etapa të keni, me të gjitha së bashku.”
“FETO është virus aq i keq, saqë ka kaluar në metastazë. Për ta mposhtur këtë virus, ndonjëherë nuk do të mjaftonin edhe këto çrrënjosje. Mund të rishfaqet aty ku se pritni. Por ne jemi në gjendje ta minimizojmë këtë dhe për këtë arsye duhet ta vazhdojmë rrugën në mënyrë të sigurt. Këta dinë të mashtrojnë shumë mirë. Veten e fshehin shumë mirë, madje më mirë se kameleonët” është shprehur Presidenti i vendit.
“Mendoj se e njoh shumë mirë popullin tim dhe në ngjarjet e fundit ai u bë shembull për botën. Falë Zotit, populli im qëndroi para tankeve pa u lëkundur. Të gjitha së bashku, fëmijë, gra, burra, dolën në rrugën e martirizimit. Dje u takova me bashkëshortin dhe fëmijët e zonjës në Esenler. Thanë vetëm një gjë: ‘Rruga jonë, është rruga jote. Ne e humbën nënën, por sërish do ta vazhdojmë luftën.’ Ky pra është qëndrimi i mirë dhe ne nuk duhet ta humbin këtë” ka thënë Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij ka shtuar.
‘Disa thonë se ‘në këto periudha ndodhin vështirësi financiare’. Turqia nuk do të ketë vështirësi të tillë financiare. Ne kemi përgatitjet tona në këtë çështje” tha Presidenti dhe në vazhdim të fjalës së tij është shprehur: ”I bëj thirrje të gjithë biznesmenëve që të mos i ulin investimet e tyre dhe të vazhdojnë me të njëjtin ritëm. Edhe ne si shtet nuk do të ndalojmë së investuari në infrastrukturë dhe investimet publike.”