Presidenti turk Rexhep Erdogan i ka dhuruar një biçikletë djaloshit sirian i cili para disa ditësh u përplas për toke nga një shitës turk në qytetin Izmir.
Sipas informacioneve të agjencisë anadolija në gjuhën arabe, policia sot ka vizituar shtëpinë e djaloshit sirian (Hasan Hantuman) i cili në një video shihet se si përplaset përtokë nga një shitës turk.
Djaloshi u vizitua edhe nga Guvernatori i Izmirit Mustafa Toprak i cili ia dha biçikletën e dhuruar nga presidenti turk Erdogan.
Toprak tha se gjesti i shitësit turk është individual dhe assesi nuk paraqet popullin turk i cili kundërshtoi ashpër këto gjeste.
Pasi që nëna e Hasanit u informua nga policia për ngjarjen e djalit të saj tha: “Ne e dimë se ai njeri ka familje dhe fëmijë sikur fëmijët tanë, ne ia kemi bërë hallall dhe do të ishim të gëzuar sikur edhe shteti t’ia fal.”
(Islampress)