ANKARA (AA) – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kritikoi sot vonesën në pagesën e ndihmës financiare në vlerë prej tre miliardë eurosh nga Bashkimi Europian (BE) të cilën ia kishte premtuar Turqisë, për t’u përballur me krizën e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Turqia është zotuar se do të shton përpjekjet për të frenuar fluksin e refugjatëve në Evropë, ndërsa BE-ja premtoi pako të ndihmës financiare për gati tre milionë refugjatë që aktualisht janë strehuar në Turqi, si dhe rinisjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe udhëtimin pa viza për qytetarët turq.
“Ata premtuan se do të na japin tre miliardë euro, dhe që atëherë kanë kaluar katër muaj. Kryeministri ynë tani ndodhet në Bruksel. Shpresoj se ai do të kthehet me paratë e premtuara”, tha Erdogan në një tubim me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.