“Ne si Turqi nuk do të lejojmë formimin e një korridori terrorist në jugun tonë, në veri të Sirisë”, theksoi mes tjerash Erdoğan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur në Qendrën Popullore dhe Kulturore të Kongreseve në Beştepe për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi ka vënë në dukje se pas tentativës për grusht shteti nga FETO janë kryer hetime Erdoğan, tha se “deri tani në lidhje me organizatën janë larguar nga detyra 3 mijë e 456 gjyqtarë, prokurorë dhe anëtarë të organeve më të larta gjyqësore. Ndërsa janë rikthyer në detyrë 198 gjyqëtarë dhe prokurorë të cilët janë vërejtur se janë të pabaza pretendimet ndaj tyre si rezultat i hetimeve të kryera”.
“Nuk ka viktima”
Duke cekur temën se ka patur viktima në hetimet kundër FETO-s presidenti Erdoğan theksoi se:
“Kohë pas kohe thuhet se ka viktima. Në hetimet ndaj FETO-s nuk ka viktima. Më vjen keq por nuk ka viktima. Pse nuk ka. Përderisa gjyqësori së bashku me forcat e ligjit këtu sillen në mënyrë të sinqertë nuk ka viktima. Nëse nuk sillen në mënyrë të sinqertë, ashtu siç u kthehen të drejtat atyre për të aplikuar në institucionet përkatëse në të njëjtën mënyre do t’u merren të drejtat e tyre. Këtu mund të ketë disa gabime. Nuk themi se nuk do të ketë mirëpo mos të harrojmë se kush do të japë llogari për 241 dëshmorë dhe 2.194 veteranë të mi?”, tha presidenti Erdoğan.
“Tek ne ka më shumë gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm se sa tek ju”
Në lidhje me gjykimin e biznesmenit Rıza Sarra në SHBA presidenti Erdoğan tha se “tek ne ka më shumë gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm se sa tek ju”.
“Prokurorët e t’u të ngrihen e të vijnë këtu nga Amerika dhe nëpërmjet organizatës terroriste FETO të hanë, të pinë dhe të vishen në Turqi… dhe më pas të rikthehen në Amerikë dhe gjtihashtu të arrestosh qytetarin e Republikës së Turqisë teksa hyn në Amerikë e ta hetosh duke mbajtur për 6 muaj në burg. Dhe, kur ne themi ‘përse nuk e gjykoni atë’ përgjigjja juaj do të jetë ‘këtu ka gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm‘. Më vjen keq por tek ne ka më shumë gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm se sa tek ju”, tha presidenti turk.
“Nuk do ta ekstradojmë pa dhënë vendimin gjyqësor”
Presidenti Erdoğan duke vënë në dukje se vazhdojnë bisedimet me SHBA-të për ekstradimin e kreut të FETO-s, Fetullah Gylen tha se “Kur ata kërkojnë terroristët ne ua dorëzojmë, por shikoni ata nuk na e dorëzojnë neve një terrorist. Përse nuk e dorëzoni? Na paskësh gjyqësor dhe pa një vendim gjykate nuk mund të na e japin. Po, kjo është e mundshme, por e njëjta gjë mund të ndodhë edhe këtu. Kur të kërkoni ndonjëherë një gjë të tillë ju do t’iu drejtojmë tek gjyqtarët. Edhe ne nuk do t’ua dorëzojmë nëse ju nuk jepni vendimin. Që këtej e tujtje kështu do të ndodhë. Nuk mund të jetë një gjë e tilë që edhe të jeni partner strategjik edhe të fflisni gjëra të tjera”.
“S&P a e din se ku ndodhet Turqia?”
Pasi ka theksuar se është politike deklarata e Agjencisë ndërkombëtare për vlerësimin e kredisë Standard&Poor’s presidenti Erdoğan, tha se “deklarata se ‘në Turqi nuk mund të bëhen investime‘…. është një deklaratë politike, ideologjike. Ata që vijnë, që e kanë parë dhe vizitaar Turqinë e dinë shumë mirë se çfarë mund të bëhet në Turqi. S&P a e din se ku ndodhet Turqia?”.
“Lojë shumë dinake”
Presidenti Erdoğan ndër të tjera ka theksuar se FETO është një objekt i përdorur me qëllim që me mundësitë në Turqi dhe në botë të formojë procesin kundër Turqisë. “Çfarë kanë bërë?. Kanë dorëzuar kreun e organizatës terroriste separatiste dhe në vend të tij kanë marrë kreun e një organizate tjetër terroriste. Loja është shumë dinake. Duhet të kemi shumë kujdes nga këta. Nëse zgjatet procesi i mos dorëzimit, do të ketë shumë gjëra të ndishme që do t’i themi”, tha presidenti turk.
“Për ne kërcënimi i terrorizmit me burim Sirinë dhe Irakun, ka një rëndësi jetësore. Në njërën anë bëhen përllogaritjet fitim-dëm, në anën tjetër është çështja jetë-vdekje. Ne këtë duhet ta shohim shumë mirë. Mesazhi im për ata që e ngatërrojnë marrëdhënien e Turqisë me rajonin me llogaritë e interesave të tyre është; të punosh me organizatat terroriste, është si të luash me zjarrin. Por, kam frikë se ky zjarr neve na djeg. Por, ata që luajnë do ti djegë shumë më keq”, u shpreh në fjalën e tij presidenti Erdoğan për kërcënimin e terrorizmit me burim Sirinë dhe Irakun.
Gjithashtu në lidhje me deklaratat e kanidates republikane për presidente Hillary Clinton, presidenti Erdoğan tha se “Deklarata e saj është për të ardhur keq. Në të njëjtën mënyrë edhe ajo shprehet se ‘do të vazhdojnë të mbështesin PYD-në dhe YPG-në‘. Një deklaratë për të ardhur shumë keq. Unë mendoj se përcaktimi i një deklarate të tillë në politikë është shumë ndryshe. Nuk mund të bëhet një hap i tillë në një kohë kur ka ndjeshmëri të tilla”.
“A jeni në dijeni se nga sa vende përbëhen forcat e koalicionit?. Ato përbëhen nga 63 vende. Dhe, ne si forcat e 63 vendeve të koalicionit nuk mund të zgjidhim 10 mijë elementë të DEASH-it, dhe për këtë ne i themi PYD-së dhe YPG-së ‘ejani pavarësisht se jeni terroristë na ndihmoni të pastrojmë këtë DEASH‘. A mund të ndahet terrorist i mirë dhe terrorist i keq? Edhe ata janë terroristë. Pra, po veproni me një grup terrorist për të eliminuar një tjetër grup terrorist. Mos t’u vijë keq por ne si Turqi nuk do të lejojmë formimin e një korridori terrorist në jugun tonë, në veri të Sirisë”, theksoi mes tjerash Erdoğan.