Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë pjesë në programin “Vullneti vendas dhe kombëtar në Historinë Politike Turke të mbajtur në pallatin e kongreseve ATO Congresium në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan u shpreh gjatë fjalës së tij se: “Nëse Bashkimi Europian është aq i gatshëm të shikojë të vogël Republikën e Turqisë duke marrë në konsideratë si bashkëbisedues organizatën terroriste, kjo nuk përbën asnjë problem nga ana jonë. Sepse ne ashtu siç shikojmë organizatën terroriste, ashtu shikojmë edhe ato që mbrojnë tezat e organizatës”.
Presidenti turk duke vënë në dukje se Turqia po vazhdon luftën e sajë kundër DAESH-it ka pohuar se: “Ne po bëjmë përgatitjet tona të nevojshme për të pastruar anën tjetër të kufirit për shkak të vështirësive të përjetuara në Kilis. Por ende nuk kemi marrë mbështetjen që dëshirojmë nga aleatët dhe veçanërisht nga vendet që kanë forca të armatosura në këtë rajon”.
– “Kjo që po bëjnë është dyfytyrësi”-
Duke kritikuar qëndrimin e BE-së në luftën kundër terrorizmit Presidenti Erdoğan tha: “Është e pamundur që të dakordohemi me formën, mënyrën e të shprehurit kryesisht të organeve të Bashkimit Europian dhe të disa vendeve në lidhje me çështjen e luftës kundër terrorizmit të Turqisë e cila në strukturë nuk pajtohet as me aleatët dhe as me moralin. E shpreh qartë se është dyfytyrësi emri i punës së atyre që e konsiderojnë të papranueshme, të cilën për veten e konsiderojnë të drejtë dhe për ne luks”.
– “Kushtetuta e re do të paraqitet para popullit”-
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar më tej se: “Herët apo vonë kushtetuta e re do të paraqitet para popullit. Gjithashtu edhe sistemi presidencial”. Ai ka shtuar më tej se një politikan që shprehet se “nuk mund të sillni sistemin presidencial pa gjakderdhje” do të thotë se ai ka tradhtuar edhe vullnetin e popullit edhe parlamentin. “A mos vallë ata që zbatojnë sistemin presidencial e kanë realizuar këtë duke derdhur gjak?”, ka shtruar pyetjen Erdoğan.