Erdogan: Ne nuk kemi naftë, por kemi një ndërgjegje të madhe

Presidenti Erdogan mori pjesë në panelin e organizuar në Bursa me temë “Diplomacia humanitare e Turqisë”.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan duke e bërë të ditur se Turqia krahas zjarrit që e rrethon vazhdon të rris ekonominë dhe njerëzimin e saj ka thënë se: “Ne nuk kemi naftë, por kemi një ndërgjegje të madhe sa Anadolli”.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në panelin të organizuar nga ana e Universitetit Uludag me temë “Diplomacia humanitare e Turqisë”.

Duke e bërë të ditur se në thelbin e kulturës turke zë vend edhe shtrirja e dorës së ndihmës të gjithë atyre në nevojë pa bërë dallime në racë, gjuhë, fe, sekt, Presidenti Erdogan tha se Turqia duke filluar nga viti 2014 ka dërguar ndihma në vlerë 4.5 miliardë dollarë në më shumë se 140 vende dhe se ndodhet në vendin e tretë të vendeve më bujare të botës.

“Ne mirëpresim 2,5 milionë mysafirë sirianë dhe irakianë të cilët janë larguar nga dhuna në vendet e tyre për të shpëtuar jetët. Shpenzimet që kemi bërë deri më sot arrin shifrën e 9 miliardë dollarëve. Ndërkaq ndihmat e ardhura nga jashtë për këtë çështje arrin 417 milionë dollarë. Bota ekziston si një glob, por ndërgjegjja nuk është e tillë”, u shpreh Erdogan.

Presidenti në mes tjerash tha se “Duke i parë kufijtë e tërhequra me vizore si një pengesë ne nuk mund ti kthejmë shpinën atyre njerëzve, me të cilët kemi jetuar bashkë para 1 shekulli”.

Artikulli paraprakEU e heq Hamasin nga lista e organizatave terroriste
Artikulli vijuesVIDEO – Jepja punëtorit rrogën para se me ju tha djersa