Erdogan: Nga ISIS do të shpëtojmë me luftë

Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia është e vendosur në luftën e saj kundër organizatës terroriste ISIS.
“Turqia nuk do të lejoj që terrori të rrënjoset pranë kufijve të saj si dhe nuk do të pajtohet me aktet e kryera”, u shpreh Presidenti Erdogan.
Në fjalën e tij të mbajtur gjatë iftarit të shtruar për përfaqësuesit e trupave diplomatike në Turqi, Presidenti Erdogan preku në rëndësinë e luftës së përbashkët kundër organizatës terroriste ISIS.
Duke dënuar ashpër aktet jo-humane dhe barbare të organizatës në fjalë, Presidenti Erdogan tha: “Në dhashë Zoti do të shpëtojmë nga ky kancer me përpjekje të gjithë së bashku”, ndërsa gjatë fjalimit të tij iu drejtua edhe shoqërisë ndërkombëtare me këto fjalë: Ne kur nuk do ti pranojmë iniciativat për ndryshimin e strukturës demografike në Siri. Shoqëria ndërkombëtare nuk duhet të shikoj Sirinë vetën nga aspekti i ISIS-it. Ndërkaq mbrojtja e regjimit sirian asnjëherë nuk do të zë vend në arenën ndërkombëtare”.
Presidenti Erdogan duke prekur edhe në bashkëpunimin efektiv mes vendeve në luftën kundër terrorit tha se Turqia me dyshim për lidhje me ISIS-in dhe pjesëmarrje në luftën e Sirisë ka ndaluar dhe dëbuar më shumë se 1300 shtetas të huaj.
“Askush nuk na thotë se terroristi vjen nga vendi im, nëse na lajmërojnë ne i ndalojmë menjëherë. Rrjedhja potenciale e terroristëve për ISIS mund të ndalet në këtë mënyrë, mund të ndalet me këtë solidaritet dhe bashkëpunim”, u shpreh ndër të tjera Erdogan. 
 
Artikulli paraprakNuk votohet peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës
Artikulli vijuesMakina elektrike turke, 4 prototipa gati në muajin gusht