Erdogan: Qëndrimi i vendeve perëndimore ndaj refugjatëve, turp për njerëzimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Kriza e Sirisë nga njëra anë me jetët e humbura brenda vendit dhe veprimtaritë e organizatave terroriste, dhe nga ana tjetër me dramën e refugjatëve që nxit vazhdon të jetë një plagë e hapur e botës.

Qëndrimi i vendeve perëndimore si roje të sigurisë dhe madje edhe qëndrimet raciste të cilët në mënyrë të veçantë janë futur në problemin e refugjatëve janë një turp për njerëzimin. Që nga ky moment numri i personave të vrarë në Siri është mbi 600 mijë.

Mua më duket se në emër të njerëzimit është turpëruese për ne që ende në një vend ku janë vrarë mbi 600 mijë persona të qëndrojë në detyrë vrasësi Asad, dhe gjithashtu të mbrohet qëndrimi i tij në detyrë”, raporton Anadolu Agency (A).

Presidenti Erdoğan ka folur në një konferencë për shtyp të mbajtur në qendrën e kongreseve pas Samitit G20 në Kinë.

Artikulli paraprakMbi një milion besimtarë arritën në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin
Artikulli vijuesTurqit frymëzim për brazilianët, protestohet shkarkimi i ish-presidentes Rousseff