Erdogan: Siria po përgatitjet për ‘Lindjen e Madhe’

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan mori me vete liderin e Koalicionit Kombëtar të Sirisë, Muaz el-Hatip dhe vizitoi nënprefekturën Akçakale të Shanllëurfës, ku mbajti edhe një fjalim drejtuar refugjatëve sirianë.

“Për momentin më shumë se 100 vende në botë e kanë pranuar vëllain tonë (el-Hatibin) dhe lidershipin e tij. Dhe kjo nënkupton atë që “Esad, ne nuk të njohim më. Tani ik zhduku”. Sepse liderët që nuk i pranon populli nuk mund të qëndrojnë në ato poste”, u shpreh Erdoan në fjalën e tij.

Qytetin që është ngritur me çadra për refugjatët sirianë në Akçakale të Turqisë Kryeministri Erdoan e vizitoi bashkë me Muaz el-Hatibin.

“E di që ju për momentin ndodheni në kurbet. Por ky është kurbet ndryshe për ju, pasi ky vend është atdheu juaj i dytë”, u tha Erdoan sirianëve që janë strehuar në Turqi.

Në kampet që janë ngritur në Turqi ka rreth 150 mijë sirianë, po të shtojmë edhe ata që qëndrojnë nëpër banesa me mundësitë e tyre ky numër arrin deri në 230 mijë, u shpreh Erdoan, ndërsa shtoi se shpenzimet që ka bërë qeveria turke deri tani për mbajtjen e refugjatëve sirianë i kalon të 500 milionë dollarët.

“Mos harroni që ne një e shikojmë shumë qartë. Në fakt është e afërt edhe ndihma e Allahut. Mos harroni vuajtjet e mëdha që keni kaluar. Çdo ardhje e gëzueshme në jetë ka dhimbjet e saj. Aktualisht Siria po përgatitet për një lindje të madhe. Dhe ky është pushteti i vullnetit të të gjithë popullit të Sirisë”, tha kryeministri Erdoan.

“Me shpresë të Zotit ne do të jemi gjithnjë pranë jush. Në praninë tuaj dua të falënderoj Agjencinë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhënën e Kuqe turke për punën dhe kontributin në ngritjen e këtyre kampeve”, shtoi ai.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan mbajti një fjalim drejtuar qytetarëve të mbledhur para ndërtesës së nënprefekturës së Akçakalesë. Pas fjalimit drejtuesit vendorë i dhuruan Kryeministrit Erdoan një veshje tradicionale të krahinës.

Artikulli paraprakBrahimi: Siria mund të kthehet në një ferr të vërtetë
Artikulli vijuesMekë – Përurohet muzeu i Profetit Muhamed