Erdogan: Sulmi në Ankara vetëm sa na forcon

Sulmi i djeshëm me bombë në Ankara vetëm do të forcojë vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit dhe ajo kurrë nuk do të dorëzohet që të mbrojë veten, ka deklaruar Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan të dielën.

Në një njoftim, pak orë pas sulmit që mori jetën e së paku 34 personave në kryeqytetin turk, Erdogan thotë se organizatat terroriste synojnë vrasjen e civilëve sepse ata po humbin në luftë me forcat e sigurisë.

“Turqia është bërë cak për shkak të ndryshimeve regjionale në vitet e fundit”, ka thënë ai, raporton Reuters.

Në këtë sulm kanë mbetur të lënduar mbi 120 persona, rreth 20 prej të cilëve me lëndime të rënda.

Artikulli paraprakGolgota, në pritje të kalimit të kufirit…
Artikulli vijuesMomentet e para nga shpërthimi i makinës-bombë në Ankara (VIDEO+FOTO)