Është i sakatosur e i gjakosur, por nuk qanë.

Shikojeni këtë fëmijë sirian 5-vjeçar!

E shihni?
Është i sakatosur e i gjakosur, por nuk qanë.
E dini pse?!
Ka humbur shpresën se ndokush do t’i përgjigjet vajit të tij.

E shihni?
Përjetoi tmerrin, por nuk frikësohet.
E dini pse?!
Që prej se ka lindur jeton në luftë, nuk njeh botë tjetër pa luftë.

E shihni?
Është viktimë, por ndihet fajtor.
E dini pse?!
Indiferenca e njerëzimit ndaj vuajtjeve të tij ia ka imponuar këtë.

E shihni?
Nuk është viktima e parë e nuk do të jetë as e fundit.
E dini pse?!
Njerëzimi ka vdekur, ne jemi veç dykëmbësha!

Lufta në Siri që ka shkaktuar më shumë se çerek milioni viktima është turpi i botës moderne. Të gjithë njerëzit, popujt, kombet e shtetet, lindore e perëndimore, janë përgjegjëse e fajtore për këtë turp të madh, për këtë krim të madh. Po të donin të gjithë, brenda javës do ta shuanin luftën në Siri.

Jusuf Thaçi

Artikulli paraprakTronditet Maqedonia, vdes gruaja e cila u përdhunua nga i biri
Artikulli vijuesDobitë e Martesës