Etopia ka bllokuar të gjitha rrjetet sociale në tërë vendin. Kjo ndalesë erdhi pasi testet pranuese për Universitet ishin publikuar online.
Qeveria ka thënë se kjo ndalesë ka qëllim që studentët të fokusohen në mësim për provime dhe të mos hutohen në rrjetet sociale e aq më tepër të mos kenë mundësi të mashtrimeve, transmeton Klan Kosova.
Rrjetet sociale që janë mbyllur janë Facebook, Twitter, Instagram dhe Viber.
Këto rrjete sociale do të jenë të paqasshme për disa ditë, deri kur të përfundojnë provimet për pranim në Universitet.
“Është një masë e përkohshme deri ditën e mërkurë. Mediat sociale kanë vërtetuar se janë një shpërqendrim për studentët”, kanë thënë zyrtarët.
Etiopia është në mesin e shteteve të para afrikane që censuron qasjen në internet.