Etiopia, Turkmenistani, Kongo, Ruanda dhe Kina janë shtetet me rritjen më të madhe ekonomike

Studimet e fundit tregojnë se në mesin e vendeve që shenojnë rritjen më të madhe ekonomike në botë, përveç Kinës dhe Indisë, janë edhe Etiopia, Turkmenistani, Ruanda, Tanzania dhe Butan, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas Bankës Botërore, 13 vendet që kanë rritjen më të madhe ekonomike, njëkohësisht nuk janë vendet më të zhvilluara në botë. Është interesante se shumica e vendeve të zhvilluara kanë probleme serioze siç janë mospërputhjet në të ardhura, nivel të ulët të PBB-së për kokë banori, jostabilitet politik dhe korrupsion të lartë.
 
Sipas portalit ekonomik “Business Insider”, sipas statistikave të Bankës Botërore, Etiopia është ndër vendet që kanë rritjen më të madhe. Ky vend në vitin 2015 ka shënuar një rritje ekonomike prej 9.5 përqind, ndërsa në dy vitet e ardhshme, rritja vlerësohet të jet prej 10.5 dhe 8.5 përqind.
 
Turkmenistani gjithashtu është në mesin e vendeve që shenojnë rritjen më të lartë ekonomike në vitet e fundit. Këtë vit ky vend aziatik ka arritur një rritje prej tetë për qind, dhe dy vitet e ardhshme parashikohet rritje prej nëntë përqind.
 
Republika Demokratike e Kongos këtë vit ka arritur rritje prej tetë përqind, ndërsa deri në vitin 2016 parashikimet janë se ky vend do të ketë një rritje prej 8.5 përqind deri në 9 përqind në 2017.
 
Pason Mianmari, e cila këtë vit ka shenuar rritje ekonomike prej 8.5 përqind, dhe për dy vitet e ardhshme, sipas Bankës Botërore, pritet që rritja ekonomike e vendit të jet 8.2, gjegjësisht 8 përqind.
 
Uzbekistani këtë vit ka arritur rritje prej 7.6 përqind, ndërsa për dy vitet e ardhshme, rritja ekonomike e vendit është vlerësuar nga 7.8 deri në 8 përqind.
 
Në grupin e vendeve me rritjen më të lartë ekonomike është edhe Bregu i Fildishtë, i cili në vitin 2015 shenoi rritje prej 8 përqind, dhe vlerësimet për dy vitet e ardhshme janë prej 7.7 dhe 7.5 përqind.
 
Më poshtë, Papua Guinea e Re, e cila në vitin 2015 regjistroi një rritje ekonomike prej 16 përqind, ndërsa rritja ekonomike e saj për dy vitet e ardhshme parashikohet të jet nga 2.4 deri në 5 përqind.
 
Gjithashtu edhe India ka shënuar rritje ekonomike prej 7.4 përqind, por vlerësimet janë se në 2016 rritja do jet me 7.8 përqind, ndërsa në 2017 tetë përqind.
 
Butani është gjithashtu në mesin e vendeve që ekonomikisht përparojnë më shpejtësi me rritje prej 7.9 përqind, ndërkohë që ekonomistët e Bankës Botërore vlerësojnë se ky vend në dy vitet e ardhshme do të regjistroj rritje prej 7 deri në 8.4 përqind.
 
Më tej, Mozambiku shenon rritje prej 7.2 përqind, ndërsa në vitin 2016 dhe 2017 rritja pritet të jet 7.3 përqind.
 
Në mesin e vendeve me rritjen më të madhe është dhe Tanzania, e cila këtë vit ka arritur rritje prej 7.2 përqind, ndërkohë që Banka Botërore vlerëson se vendi në vitin 2016 dhe 2017 do të ketë rritje ekonomike prej 7.1 përqind.
 
Ruanda këtë vit shenon rritje prej shtatë përqind, dhe vlerësimet për dy vitet e ardhshme të rritjes janë nga 7 deri 7.5 përqind.
 
Kina e cila, sipas të dhënave të Bankës Botërore, në 2015 duhet të regjistroj rritje prej 7.10 përqind, ndërkohë që parashikimet e rritjes ekonomike në vitin 2016 janë deri në 7 përqind dhe për 2017, 6.9 përqind.
Artikulli paraprakAngelina Jolie ndodhet në Turqi për të vizituar refugjatët sirianë
Artikulli vijuesFranca dhe Belgjika prijnë me numrin e luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak