EULEX-i “no comment” për raportin e publikuar në KTV

Bashkimi Evropian nuk e ka mohuar vërtetësinë e raportit të publikuar në KTV, i cili flet për ndikimin e politikanëve vendës te misioni i EULEX-it.
 
Zëdhënësja për punë të jashtme dhe çështje të sigurisë në BE, Maja Kociancic, ka thënë për KTV-në se nuk komenton dokumentet të cilave nuk ua di origjinën. Ajo megjithatë ka shtuar se dokumenti nuk është i Bashkimit Evropian, EEAS, e as i Misionit të EULEX-it, raporton KTV.
 
KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga misioni i EULEX-it, mirëpo, ky mision ka thënë se nuk ka çfarë t’i shtojë përgjigjes së Brukselit.
 
I shumëpërfoluri në këtë raport, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nuk i është përgjigjur interesimit të KTV-së. Ministri Kuçi nuk ka kthyer përgjigje as në porosinë elektronike të lënë në telefon.
 
Ndërkohë, kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se nuk e beson vërtetësinë e këtij raporti, duke thënë se fillimisht duhet të dihet autenticiteti i tij.
 
Raporti i ka shqetësuar partitë opozitare, të cilat kanë thënë se me këtë publikim janë vërtetuar ndikimet e politikanëve në vetë misionin e EULEX-it, transmeton Koha.net.kohaislame
Artikulli paraprakEdward Snowden: NSA ka përgjuar edhe Kryeministrin britanik, David Cameron
Artikulli vijuesA po fshihet e vërteta për Kumanovën?!