Ezani dhe UDB-a

 

Në emision televiziv Rubikon të datës 28.01.2014 nga tre panelist dy ish bashkëpunëtor të UDB-së përveç tjerash, dhanë Informatën më alarmante të mundshme se në Qeveri, Kuvend të Kosovës dhe Institucione tjera shterore punojnë bashkëpuntor të sotshëm të BIA-së Serbe. Mendoj që kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme për shkallën më të lartë të gatishmërisë për “kujdestarët” e shtetësisë së Kosovës: Prokurori, AKI etj. Kjo ishte përshtypje edhe në biseda me shokë, kolegë e miq të ndryshëm. Bile kishim bindje se të nesërmen do të shihen hapat konkret, përmes dekonspirimit dhe arrestimit të kësaj “dore të zgjatur” të Serbisë. Mendoj që kjo do të ndodhte në çdo shtet që funksionon me kapacitete minimale. Heshtja që vazhdoj, vërtetë është e habitshme.

Tani me lejoni që të shprehem me terminologji të luftimeve, e që quhet “mbulim me zjarr”!
Nuk është vështirë e kuptueshme që kjo strategji me shumë mënquri dhe kujdes u përdor pikërisht në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Ezani u fut në të njëjtin Ligj që trajton zhurmën apo “ndotjen akustike” siq u tha me po këtë ministër që sponzoroj Ligjin, në lajme të Klan Kosovës në Shtatorin e kaluar, më 18.09.2013.

Në Kuvend të Kosovës nuk u përmendën bashkëpunëtorët e UDB-së.Kuvendi do të duhej jashtë rendit të ditës të diskutoj për këtë qështje shumë të ndijshme.“Mbulimi me zjarr“ pati sukses.
Mirë, ky Ligj të jemi të sinqert do të kërkon qe ti ulet, të i zvoglohet zëri Ezanit!!! Me analziuar mirë e mirë këtë punë i bije që të shkurtohen apo edhe rrënohen Minaret e Xhamive. Minarja ka shërbyer, shërben dhe do të shërbej që Ezani të dëgjoihet sa më larg dha sa më fuqishëm! Edhe altoparlanta shërbejnë për të njëjtën punë! A nuk është kështu!?
Më së miri për Ezanin dëgjoni Hoxhën dhe ish Komandanti n e UÇK-se Jakup Asipi, Allahu e Mëshirofte e me Xhenet e shpërblefte https://www.youtube.com/watch?v=GaeyfY50Ju0

Poashtu rreth Ezanit shikoni: http://www.youtube.com/watch?v=2NSdkvmWrT0
Siç po shihet këta deputet (praktika ka treguar që shpesh nuk kanë ditë qka dhe si po votojnë) me votuar kundër Ezanit munden me votu. Ministri Dardan Gashi Inspektorët apo edhe policet mundet në Xhami me i dergu, ashtu siç i dërgoj për ndërprerjen e punimeve të Xhamisë ne Veternik-Prishtinë, përkundër Lejes që kishte të lëshuar nga Komuna e Prishtinës.
Ndërsa askush zërin Ezanit nuk do të mundet me e ndalu e as zvogelu. Për asnjë çmim, pavarësisht pasojave! Do të pësoj kushdo që provon. Ezanit as UDB-a sja ka mësy me ndal….

P.S.
Lejohet shpërndarja dhe përkthimi për Antiteista në Serbishte, Greqishte, Rusishte.

Milaim Sylejmani

*Qëndrimet e paraqitura janë refleksione personale dhe jo domosdoshmërisht pajtojnë dhe reflektojnë me qëndrimet e redaksisë kohaislame.com

Artikulli paraprakSlloveni, 90000 familje pa energji elektrike për shkak të dëborës
Artikulli vijuesFirma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë