Farat e lirit forcojnë kockat

Vaji i nxjerrë nga farat e lirit mund të ndihmojë në forcimin e eshtrave duke parandaluar kështu problemet si osteoporoza.

Studimet e mëhershme kanë vërtetuar efektin e lirit në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, por së fundi del në pah se ato ndihmojnë edhe në forcimin eshtrave.

Studiuesit nga Universiteti i Kajros kanë vërejtur se grupi që ka konsumuar vaj të lirit ka pasur një dendësi më të lartë të eshtrave krahasuar me grupin referent. Ata mendojnë se përbërësit e vajit të lirit forcojnë eshtrat duke penguar “shkrirjen” e tyre./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakSamsung prezanton linjën e re të tabletëve Galaxy Tab 3
Artikulli vijuesGjashtë sekretet e fëmijëve që sëmuren rrallë