Fazat, nëpër të cilat kalon pothuajse çdo çift?

Çiftet janë të gjitha unike në mënyrën e vet. Asnjë eksperiencë dashurie martesore nuk eshte e njëjtë, megjithatë janë disa faza, nëpër të cilat kalojnë të gjithë në rrugën drejt arritjes së një stabiliteti në dashuri.

Faza e pasionit
Kjo është faza e parë në çdo martesë. Fillon me një tërheqje dhe me një dëshirë të madhe për të kaluar kohë bashkë. Të dy argëtohen shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk shihen të metat, vetëm anët pozitive.

Faza e kuptueshmërisë
Në këtë fazë të dy filloni ta njihni më mirë njëri-tjetrin. Ka biseda të gjata që vazhdojnë deri vonë në mbrëmje dhe bisedoni rreth interesave, pëlqimeve etj.

Faza ku mund të shfaqen fërkimet apo trazirat 
Kjo fazë jo e rregullt dhe e domosdoshme, por ndodh që të shfaqet zakonisht pas disa muajsh nga fillimi i raportit. Për herë të parë ju konfrontoni njëri-tjetrin, edhe pse konflikti zgjidhet shumë shpejt.

Faza e lumturisë
Kjo është faza, të cilën e arrini vetëm nëse e keni kaluar fazën e formimit. Në këtë fazë ju të dy keni ndryshuar në mënyrë të barabartë për njëri-tjetrin dhe keni kuptuar pritshmërinë e njëri-tjetrit. E tëra që mbetet është lumturia.

Faza e besimit të plotë
Kjo është faza ku të dy e doni njëri-tjetrin dhe j besoni njëri-tjetrit plotësisht. Tani keni arritur në një stabilitet në lidhje dhe mund të themi se jeni pjekur, si dhe jeni në gjendje të parashikoni gjërat shumë më herët.

Nëse këto faza arrihen më shpejtë dhe përnjëherësh është shenjë e begatisë nga Zoti dhe e pjekurisë dhe kontributit të madh në raportin e juaj. Por megjithatë nuk ka arsye për tu habitur, apo për tu trishtuar, këto janë procese të gjitha pothuajse të normale dhe të zakonshme.

Artikulli paraprakPËRVJETORI I LUFTËS SË ÇANAKKALASË – 1915
Artikulli vijuesPersonalitetet e njohura dhe politikanët në shënjestër të hackerave