Fehmi Mujota “hetohet” nga kushëriri i gruas

Një hetuesi policor i ka rënë hise të hetojë kushëririn dhe dhëndrin e tij. Lutfi Menxhiqi, hetues në Drejtorinë e krimeve ekonomike, e ka pranuar se ka punuar në rastin e hetimeve në Ministrinë e Infrastrukturës, në të cilin janë të dyshuar ministri Fehmi Mujota dhe vëllai i gruas së tij, Armend Ademi. Ademin ka thënë se e ka kushëri, e Mujotën dhëndër. Madje e ka pranuar se ka marrë pjesë në mbledhjen e provave në shtypshkronjën e “Master Print”, e cila ishte angazhuar nga Ministria për shtypjen e testeve konfidenciale të patentë shoferëve.

E ndërkohë zyrtarët e kësaj ministrie të dyshuar për dhënie të patentave me para vazhdojnë të punojnë pa asnjë pasojë aty ku ishin. Asnjëri prej tyre nuk është suspenduar, duke përfshirë edhe Samed Veselin, i cili e ka pranuar se si për një ditë ka ndihmuar tre kandidatë të kalojnë testet me shkrim.

Dëshmia e tij dyshohet se është provuar të zhduket nga hetuesja, Valdete Gubetini, hetimet ndaj së cilës po vazhdojnë nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”kohaislame

Artikulli paraprakGrabitet makina bashkë me foshnjën 1-muajshe
Artikulli vijuesFlokët e shëndetshëm me tri vajra natyrale