Senad Maku
Në tekstet shkollore, në shkrimet gazetareske dhe në media të ndryshme, historianët tanë praninë e Islamit në Ballkan dhe në trojet shqiptare e shohin krahas pushtimeve Osmane.
Të dhënat dëshmojnë se gjurmët e Islamit në Ballkan dhe në trojet shqiptare janë shumë më të hershme para shekullit XIV. Të shkruhet për praninë e Islamit në ballkan dhe në trevat shqiptare kërkon një studim dhe hulumtim të madh. Të shumta janë faktet që dëshmojnë për praninë e Islamit, kontaktet arabo-islame me Ballkanin, dhe në vend që të zbulohen nga holumtuesit tanë, janë meritë e të huajve, por ne në këtë punim do të cekim vetëm disa prej argumenteve të historianëve.
Kështu, hulumtuesi perëndimor G.B. Pellegrini thotë se “shumë gjuhë në Mesdhe edhe sot në glosarin e vet kanë shumë fjalë arabe, që gjithsesi nuk I kanë përhapur e sjellur vetëm turqit në Evropë, por ato janë rrezulltat I kontakteve më të hershme të Evropës me arabët”.
Arabët, përkatësisht kultirën arabo-islame e kemi të pranishme në Adriatik dhe viset bregdetare qysh ne shekullin VIII, e që me ndërprerje të shkurtra do ta hasim deri në fillim të shekullit XI, apo në vitin 1023, kur nga Sicilia ndërmorën sulmin e fundit në bregun lindor të Adriatikut. Nga këto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze prej tre shekujsh, e intensive rreth një shekulli e gjysëm, kemi ndikime të mëdha reciproke, e sidomos të atyre arabo-islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, si kulturë më e avancuar e cilësore. (Enciklopedija Jugoslavije, Zagreb, MCMLIX, fq. 182; Pomorska enciklopedija, Zagreb, MCMLIV, fq. 182; shih Nexhat Ibrahimi, Islami në trojet iliroshqiptare gjat shekujve, fq.208-209)
Prandaj, duke u nisur edhe nga hershmëria e tyre, këto lidhje kanë lënë gjurmë të thella në trevat ballkanike e më gjerë. Kështu mund të përmendim se në disa fshatra të Mostarit janë zbuluar monedha argjendi të periudhës së Mervanit II, El-Himarit (744-750), që dëshmojnë se muslimanët e atëhershëm kanë zhvilluar një jetë aktive me popujt e ndryshëm, në rastin tonë me iliro-shqiptare. Monedhat e gjetura nga njëra anë kanë të shkruar suren “El-Ihlas” të Kur’anit, në mes maksimën e teuhidit, monoteizmin: La ilahe il-lall-llah, ndërsa nga ana tjetër ajeti 33 të surës Kur’anore “Et-Tevbe”. (Ali M. Basha, Islami në shqiperi gjat shekujve, fq. 35)
Orientalisti serb R.Bozhoviq kontaktet islamo-evropiane, e veçanërisht ato sllave-islame, por edhe ndikimet reciproke, i sheh se janë zhvilluar në tri drejtime: 1) nëpërmjet Bizantit, përkatësisht kufirit bizantino-arab dhe luftërat ndërmjet dy perandorive, 2) nëpërmjet Spanjës, Egjiptit dhe Siçilisë, në të cilat civilizimi arab ka arritur përmasa të mëdha, 3) nëpërmjet Hungarisë, përkatësisht nëpërmjet Veriut dhe luftërat nomadë, peçenegëve.
Poashtu, mësimet islame, kulturën islame në trojet tona I sollën edhe peçenegët, turqit vardarianë, poashtu edhe figura kryesore të misionarëve, që përmendet në historikun e islamizimit të viseve tona, është figura e Sari Salltëkut. Këto misionarë dhe këto grupe muslimanësh e sollën fen Islame në trojet tona para ardhjes së Osmanlinjve.
Në librin “Historia e popullit shqiptarë I”, Grup Autorësh fq. 148-149, tregon: “Kulturën arabo-islame e kemi të pranishëm në trojet iliro-shqiptare edhe me peçenegët qysh në shekullin VIII, të cilët në këtë kohë I hasim të kufizuar në Jug me themën e Maqedonisë, Strumës, në Veriperendim me sllavët, në Lindje me Detin e Zi, në Veri me Hungarezët e Bizantin”. Kurse, sipas R. Bozhoviq “Peçenegët musliman janë bartës të mundshëm të kulturës arabo-islame në Ballkan”. Ai thotë: “Duke e marrë parasysh arsimimin e tyre të shkëlqyeshëm, që shumë historianë e theksojnë, gjithsesi se kanë qenë bartës adekuat të kulturës dhe natyrës arabo-islame”. Edhe Viljem Tirski shprehimisht pohon se “cubat e popullit endacak që bëhen synet (cirkumizohen) janë Peçenegët”.
Poashtu për përhapjen e Islamit janë edhe Turqit Vardarianë të cilët nga Anadolli I shpërnguli cari Teofil (829-842) për arsye se e pranuan Islamin dhe I vendosi në Maqedoni. Franjo Raçki mendon se turqit vardarianë zanafillisht kanë qenë musliman.
Shkaku tjetër I përhapjes së Islamit është edhe prania e muslimanëve në mbretërinë Bullgare gjatë Mesjetës. Sipas historianit shqiptarë S. Rizaj, Bullgarët depërtuan përtej danubit nga fundi I shekullit VII. Kurse Shaban Demiri në “Gjuhësi Ballkanike”, 1994 fq. 194, sundimin e bullgarëve në trojet iliro-shqiptare e vë gjatë viteve 815-1018. Poashtu Stephan Hill pohon se Bullgarët në fund të shekullit IX depërtuan gati deri në Durrës. Kurse V. Klaiq thotë se “në Bullgari dhe në vendet fqinje ka pasur musliman”. (Për me tepër shih N.Ibrahimi, vepër e cituar fq. 210-211)
Ka tregues se tregtarët, udhëpërshkruesit, teologët mistik ose jo, të cilët kanë luajtur rolin e misionarit, predikuesit të besimit Islam, i kanë vizituar vendet tona bregdetare, pastaj luginat e lumenjve dhe qendrat tregtare-qytetet shumë herët. Mandej ka të dhëna se kjo ka ndodhur shumë më përpara, d.m.th. para ardhjes së Osmanlinjëve në trojet tona dhe në ballkan. Fr. Raçki pohon se në fund të shekullit XI turqit qenë vendosur rreth liqenit të Ohrit. (Ali M. Basha, vepër e cituar fq. 39)
Kurse sipas gojëdhënave të qytetarëve të vjetër, rreth xhamisë së Marinarëve në Ulqin, thuhet se ka qen Xhamia më e vjetër në këto troje, të cilët turqit e kanë gjetur të ndërtuar kur kan ardhur në Ulqin me 1571. (Gazeta Elif, nr.12, fq.9)
Këto ishin disa nga shumë faktet e argumente të cilat konfiromojnë se Feja Islame ka egzistuar edhe para ardhjes së Osmanlinjëve në Ballkan e veçanërisht në trojet tona shqiptare, këto fakte hjedhin poshtë akuzat që I bëhen Islamit, kinse feja islame është përhapur me dhunë dhe me ardhjen e osmanlinjve në trojet tona. Për ta përfunduar çështjen e ekzistencës së Islamit në trojet tona para ardhjes së osmanlinjve, do të thonim se është detyrë e historianëve, në përgjithësi dhe atyre shqiptere në veçanti që të merren me këtë çështje. Kurse në këtë realitet, deri tash të heshtur, të parëve tanë musliman do t’u bëhet e padrejtë duke thënë se kanë qenë katolik, por turqia I bëri me dhunë muslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t’I përdorin vetëm mediokrët dhe sharlatanët shkencorë, por jo edhe shkencëtarët e mirëfillt.
Këtë punim po e përfundoj me fjalën e All-llahut xh.sh. ku thotë në Kur’anin Famëlartë në suren Es-Saff ajeti 8:
“Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu e plotëson (përhap) dritën e Vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët”.
Postuar nga Bibla dhe Kurani March 12 2008 |