Kampanja e Këshillit Republikan për siguri në trafikun në rrugë “ T`i mbrojmë fëmijët në trafik” vazhdon me një tempo të forcuar. Përveç personaliteteve të njohura të paralajmëruara, porosi për rritjen e sigurisë së fëmijëve në trafik dërgoi edhe manekenja Katerina Ivanovska dhe kitaristi Vladimir Cetkar, transmeton zhurnal.mk
Përskaj tyre, në kampanjë kontribut të tyre dhanë fëmijët për të cilët edhe po bëhet kjo kampanjë. Fëmijët më të vegjël nga kopshti i fëmijëve “Nikolla Karev” nga komuna e Karposhit të veshur me tesha të verdha, duke i mbajtur fort porositë në duar shëtiteshin në rrugët e Karposhit dhe duke dërguar porosi deri të vozitësit.
Disa prej porosive të fuqishme ishin:”Secili fëmijë meriton që t`i gëzohet jetës”,”Vozit me kujdes, ti je i përgjegjshëm”,” Dashuria e fëmijëve nuk ka kufij, jeta e fëmijëve nuk ka çmim”, etj.