Femra që drejton asamblenë e Emirateve të Bashkuara Arabe

Në fillim të muajit të kaluar, gati 79.000 votues nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zgjedhur 20 anëtarët e Asamblesë kombëtare, në të cilët, nga 40 sa janë të gjithë, 8 anëtare janë gra. Anëtarët e tjerë të Këshillit janë zgjedhur nga vetë qeveritë e emirateve.

Dr. Amal El-Kubaisi është emëruar kryetare e trupit këshillues në qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Me këtë rastë, ajo është femra e parë që emrëhohet në këtë post në vendet e Gjirit.

Dr. El-Kubaisi ishte gruaja e parë që ishte emëruar në këtë organ legjislativ, po ashtu edhe gruaja e parë ka udhëhequr parlamentin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Më parë ajo kishte punuar në projkete të ndryshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të qena nën patronazhin e UNESCO-së, si dhe ka qenë Drejtoreshë e përgjithshme në Këshillin për arsim në Abu Dhabi.

(Islampress)

Artikulli paraprakBFI: Shteti i Maqedonisë uzurpator i Jeni Xhamisë së Manastirit
Artikulli vijuesTërmet në politikën franceze, fiton e djathta ekstreme “Le Pen”