Ferat Shala jep dorëheqje nga detyra e menaxherit të përgjithshëm së ndërmarrjes “Trepça”.
“Njoftoj gjithë opinionin publik, se jap dorëheqje nga detyra e menaxherit të përgjithshëm së ndërmarrjes “Trepça”.
Ndërkaq, do ta respektoj afatin ligjor prej 30 ditësh të qëndrimit në detyrë, në mënyrë që AKP të ketë kohë ta zgjedhë menaxherin e ri: thuhet në deklaratën e tij për media, njofton RTK.
Arsyet e dorëheqjes sime, janë angazhimet që më presin në punët akademike. Mendoj se gjatë qëndrimit tim në krye të “Trepçës”, në këta tre vjet e gjysmë, jam përpjekur me gjitha fuqitë e mia, që të bëjë më të mirën për këtë ndërmarrje.
Me këtë rast, dua t’i falënderoj përzemërsisht, në radhë të parë minatorët e “Trepçës”, teknikët, inxhinierët, punonjësit e administratës dhe gjithë punëtorët tjerë, për kontributin e tyre në rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrjeje”, thuhet në deklaratën e Shalës.
Ai ka theksuar se me përpjekjet e përbashkëta, u sfiduan vështirësitë e shumta dhe u arrit që për këtë periudhë relativisht të shkurtër, ndërmarrja “Trepça” të vendoset në baza të qëndrueshme zhvillimi.
“Realizuam investime të konsiderueshme në projekte të rëndësishme zhvillimore. Pranuam minatorë të rinj, duke freskuar brezin e vjetër të minatorëve. Gati dyfishuam prodhimin dhe në këtë përpjesëtim, u rritën edhe pagat. U përmirësuan kushtet e punës për gjithë punonjësit e “Trepçës””, theksoi ai.
Ai ka përmendur se me punë të përbashkët, u arrit që “Trepça”, nga viti 2010 e këndej, të punoj pa humbje, pra, me bilanc afarist pozitiv.
“Në fund, unë jam thellë i bindur se ndërmarrja Trepça, ka potencial të madh zhvillimi dhe të ardhme të fuqishme ekonomike. Prandaj, unë i uroj punonjësit e Trepçës, për suksese të reja në ecjen e pandalshme drejt ristrukturimit të mirëfilltë të saj”, thuhet në deklaratën e ferat Shalës./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Arrestohet i dyshuari që festoi me kallash
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i Hetimeve, stacioni policor Pejë, në përputhje me autorizimet policore,…
By
Redaksia
2 Min Read
Enis Presheva lë muzikën
Pas shumë e shumë viteve karrierë, producenti i njohur shqiptar Enis Presheva, ka vendosur që…
By
Redaksia
1 Min Read
UP kushtëzon Fakultetin e Studimeve Islame me emërtimin “teologjike”
Fakulteti i Studimeve Islame, sipas vendimit të një viti më parë të Rektoratit, do të…
By
Redaksia
1 Min Read
Liga Botërore e Dijetarëve Musliman i kërkon BIK-ut, kthimin e Dr. Shefqet Krasniqit në pozitën e imamit
Liga e Dijetarëve Musliman Bismilahi Rrahmani Rrahim Falënderojmë Allahun dhe biem salavat mbi…
By
Redaksia
1 Min Read
Fuqia e Jakupit në PDK, e pakontestueshme?
Jakup Krasniqi nuk është i vetëm. “Mohikani” i PDK-së, përveç Fatmir Limajt, prapa vetes ka…
By
Redaksia
6 Min Read
Ministri dhe Komandanti i FSK së në Kroaci
Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, ministri i FSK-së Agim Çeku dhe komandanti…
By
Redaksia
0 Min Read
