Festë e zbehtë

Jehona e tupanit në sheshin “Nëna Terezë” ka qenë ‘alarmi që ka zgjuar’ qytetarët e Prishtinës se duhet të kremtojnë 7-vjetorin e Pavarësisë, ditës më të madhe të popullit të Kosovës.
Ka qenë defilimi i Ansamblit “Shota” nëpër sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Dr. Ibrahim Rugova”, që ngjalli sadopak atmosferën në shënimin e ditëlindjes së shtatë të shtetit, shkruan ‘Zëri’. Këtë vit, Festa e Pavarësisë ishte dukshëm më e zbehtë, ndërsa orët e paradites nuk dallonin nga ditët e rëndomta, ku vëreheshin më pak njerëz, më pak entuziazëm dhe më pak flamuj se sa viteve tjera. Ndër,sa edhe mungesa e njësiteve elite të FSK, e bëri më të zymtë Festën e Pavarësisë. /Zëri/
Artikulli paraprakVuçiq vendos për Listën Serbe
Artikulli vijuesKrimi mbi Jasharët, masakra që nuk u gjykua kurrë