Fetullah Gulen dyshohet se qëndron prapa Spitalit Amerikan në Tiranë dhe Prishtinë!

Fetullah Gulen, i cili po akuzohet nga shteti turk se ka iniciuar grusht shtetin e djeshëm, ka thënë se ky organizim është skenar i montuar.

“Ka mundësi të ketë qenë një grusht shtet me skenar. Kjo mund të jetë e destinuar për akuzat gjyqësore dhe shoqatat”, ka thënë Gulen.

Ai, siç raporton Reuters, e ka kritikuar Qeverinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se demokracia nuk mund të arrihet përmes aksioneve ushtarake.

“Siç duket ata nuk kanë tolerancë për asnjë lëvizje, asnjë grup, asnjë organizatë që nuk është nën kontrollin e tyre të plotë”, ka thënë ai.

Muhamed Fetullah Gulen ka lindur në vitin 1941 dhe është një predikues turk, ish – imam dhe themeluesi i “Lëvizjes Gulen”, të njohur si Hizmet.

Mbështetësit e tij e quajnë “Lëvizjen Gulen” si fytyra moderne e islamit por kritikët nuk e mendojnë të njëjtën gjë.

Lëvizja Gulen ka investime në shumë vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë. Investimet e saj janë kryesisht në shkolla, klinika shëndetësore dhe media.

Burime konfidenciale të portalit Sakte.net kanë bërë të ditur se lëvizja Gulen qëndron edhe prapa spitaleve amerikane të hapura në Tiranë dhe Prishtinë. Spitali Amerikan në Prishtinë është hapur me zhurmë mediatike ngaqë janë shkelur rregulloret në fuqi për t’ua mundësuar funksionimin e tij në një lokacion ku dëmtohet rëndë shëndetësia publike, gjë që shton dyshimet se prapa kësaj qëndron një inevstim me lidhje të fuqishme.

Përndryshe, njeriu i cili po akuzohet nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, se qëndron pas tentimeve për grusht shteti, Fetullah Gulen dhe lëvizja e tij “Hizmet”, kanë një rrjet të gjerë arsimor në Kosovë dhe Shqipëri. Ky rrjet përfshin universitete, shkolla dhe çerdhe për fëmijë./Sakte.net

Artikulli paraprakNormalizohet trafiku ajror midis Shkupit dhe Stambollit
Artikulli vijuesErdogani dhe plutarku – Shkruan: Prof. Jeton SHASIVARI