Fillon “Java e Pyjeve”

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO organizojnë sot hapjen e “Javës së Pyjeve”,  aktivitetet ky i cili do të mbahet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, para objektit të MBPZhR-së.
Aktivitetet që do të mbahen në kuadër të kësaj jave, janë pjesë e fushatës vetëdijësuese “Pyjet janë Burim i Jetës”, e cila është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO.
Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijësimit për rëndësinë e pyjeve, mënyrat e përdorimit alternativ dhe më efektiv të drurit si lëndë djegëse, si dhe mënyrat e raportimit dhe parandalimit të prerjeve ilegale.
Në hapjen e kësaj fushate, përveç ministrit Krasniqi, do të marrë pjesë edhe kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, përfaqësues të FAO-së në Kosovë, etj.
Në këtë aktivitet, përveç tjerash do të shpërndahen libra për ngjyrosje, me motive nga jeta në pyll, për fëmijët e klasave të ndryshme./gf
Artikulli paraprakPërfundon autopsia, pritet kthimi i trupave nga Kumanova
Artikulli vijuesMosinteresim për “të vërtetën e errët” mbi Kumanovën