Fillon projekti i shpimit të puseve në Prishtinë

Në vazhdën e mirëmbajtjes dhe revitalizmit të hapësirave të gjelbra Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit
 
Në Prishtinë ka filluar realizimi i projektit për shpimin e puseve në hapësirat e gjelbra, njoftoi përmes një komunikate për medie Zyra për marrëdhënie me publikun e Komunës.
 
Projekti synon mirëmbajtjen dhe revitalizimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet dhe realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit të komunës.
 
Aktualisht shpimi e puseve ka nisur në lagjen “Mati 1”, në rr. Muharrem Fejza, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërsa do të vazhdojë në hapësirën që ndodhet përballë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tek Fakulteti Teknik.
 
Vlera e kontratës për realizimin e këtij projekti është 108.000,00 €, ndërsa punët janë duke i kryer operatorët ekonomik “Niti-N & Caja Company & Royal Cert”.kohaislame
Artikulli paraprakNë Kosovë deficit enorm dhe gati përgjysmim i investimeve
Artikulli vijuesBordet ende pa drejtorë, nuk dihet data për emërimin e tyre