Në Gjykatën e Qarkut të Zagrebit filloi rigjykimi për rastin Fimi media të ish-kryeministrit kroat dhe ish-liderit të BDK (HDZ), Ivo Sanader.
Sot në Gjykatën e Qarkut të Zagrebit filloi rigjykimi për rastin Fimi media të ish-kryeministrit kroat dhe ish-liderit të BDK (HDZ), Ivo Sanader dhe të tjerëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Rigjykimi ka filluar me leximin e dokumentacionit, kurse Sanader në gjykatë u paraqit i shoqëruar nga avokatët e tij Jadranka Slokoviç dhe Ivo Prodanoviç.
Gjykimi ka nisur nga fillimi, përpara këshillit gjyqësor të ndërruar të Gjykatës së Qarkut në Zagreb, pasi Gjykata e Lartë vitin e kaluar pati rrëzuar vendimin e shkallës së parë ku Sanader u dënua me nëntë vjet burg dhe kthimin e 15 milionë kuna (rreth 2 milionë euro), sipas gjykatës, të fituara në mënyrë të paligjshme.
Zyra kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (USKOK), akuzon ish-kryeministrin Ivo Sanader, partinë BDK (HDZ), Mlladen Barishiç, Ratko Maçek, Branko Pavosheviç, Nevenka Jurak dhe Fimi media për tërheqjen e më shumë se 70 milion kuna (rreth 10 milionë euro) nga kompanitë dhe institucionet shtetërore. Të gjithë të pandehurit në fillim të rigjykimit mohuan fajësinë.