FITCH RRIT NOTËN E TURQISË

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Fitch Rating, notën e Turqisë e ka ngritur në nivelin “vend i volitshëm për investim”.

Në deklaratën e bërë nga Fitch nota e kredisë për investime afatgjata të bëra me monedhë të huaj, është ngritur nga BB+ në BBB-.

Ndërsa pamjen e notës së kredisë Fitch e ka përcaktuar si të “qëndrueshme”.

Fitch, për rritjen e notës së Turqisë theksoi se ky vlerësim është bërë si rezultat i pakësimit të rreziqeve makro financiare afatshkurtër së bashku me vajtjen e ekonomisë drejt një uljeje të butë, dhe si rrjedhojë e pakësimit të borxhit publik, sistemit të fortë bankar, panoramës pozitive të rritjes ekonomike afatmesme dhe qenies së Turqisë relativisht e kamur.

Agjencia gjithashtu theksoi se tkurrja e deficitit të veprimeve aktuale në ekonominë e Turqisë dhe inflacioni i ulët kanë bërë që ekonomia të përparojë pozitivisht./trt

Artikulli paraprakShtija e armëve, prioritet i vizitës së kryeministrit anglez në rajonin e Gjirit Persik
Artikulli vijuesRasmussen: Turqia nuk ka kërkuar nga NATO raketa "patriot"