FMN-ja: Afrika do të bëhet "lokomotiva" e re e ekonomisë botërore

Afrika mund të spostojë Indinë dhe Kinën në rolin e “lokomotivës” të rritjes ekonomike globale. Për këtë thuhet në raportin e FMN-së mbi perspektivat e zhvillimit të ekonomisë së Afrikës në vitet e ardhshme.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, këtë vit rritja ekonomike në kontinentin e Afrikës, vendet më poshtë jugut të shkretëtirës së Saharës, do të jetë 5.6%, ndërsa vitin e ardhshëm – 6.1%. Nëse parashikimet do të gjejnë mishërim në jetë, atëhere Afrika mund të parakalojë Azinë dhe të dalë në vend të parë për sa i përket ritmeve të rritjes ekonomike.

Një komponent i rëndësishëm i këtij zhvillimi të qëndrueshëm është rritja e shpejtë e çmimeve botërore të lëndëve të para që nga viti 2002.

Artikulli paraprakPaditet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Artikulli vijuesNë Qeverinë e Egjiptit u shtua numri i "Vëllezërve Myslimanë"