Shenjat fillestare që vijnë nga qeveria e re e Ukrainës janë “shumë inkurajuese”, ka thënë një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Mahmood Pradhan, zëvendëskryetar i departamentit evropian të FMN-së, dorëzoi miratimin e parë publik të Fondit për qeverinë e re të Ukrainës në Kiev, pas fillimit të reformave muajin e kaluar, të përkrahura nga Perëndimi.
FMN suspendoi një programi për kredi në vlerë prej 17.5 milardë dollarëve për Kievin, kur filloi kriza politike në Ukrainë. Pradhan u tha reporterëve në Londër se FMN mund të vazhdojë me këtë program së shpejti.
“Ne mendojmë se shenjat e gatishmërisë së qeverisë së re për t’iu përmbajtur programit dhe për të qëndruar me këtë program, e gjithashtu edhe përpjekjet për përshtatje janë me të vërtetë inkurajuese”, ka thënë ai.
Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet që javën e ardhshme në Ukrainë zyrtarisht ta shqyrtojë progresin e vendit.