Fondi Saudit për Zhvillim pritet të financojë shumë projekte në Kosovë

Pas premtimit për të financuar autostradën Prishtinë-Vushtri-Mitrovicë, përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim, po vizitojnë shumë departamente të Qeverisë së Kosovës për tu njoftuar me gjendjen dhe për të parë mundësitë për të ndihmuar zhvillimet në Kosovë. Arabia Saudite si njëri ndër financuesit më të mëdhenj që nga koha e intervenimit të NATO-s dhe pasluftës, vazhdon me përkrahjen e saj edhe përkundër qëndrimeve dhe politikave injoruese që kanë luajtur shumë qarqe në Kosovë vetëm për të penguar marrdhëniet, politike, ekonomike apo edhe shoqërore mes popujve dhe qeverive të këtyre vendeve. Departamentet e para që u vizituan deri më tash janë ato të Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe departamenti i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. Një fakt tjetër interesant është se pothuajse i vetmi ambasador që sjell mundësi investimi në Kosovë është ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, i cili njëherish është edhe ish Myfti i Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota , priti sot në një takim një delegacion nga Fondi Saudit për Zhvillim të Arabisë Saudite, kryesuar nga drejtori i Departamentin për regjionin e Azisë, Mohammed S.Al Arifi.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së investimeve në infrastrukturën rrugore të vendit tonë nga ana e Fondit Saudit për Zhvillim të Arabisë Sudite.

Tashmë është arritur pajtimi që Fondi Saudit për Zhvillim, do të partcipojë në zgjerimin e magjistralen Prishtinë-Mitrovicë-M2.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtij fondi gjatë takimit me ministrin Mujota u zotuan se do të mbështesin me investime edhe shumë projekte në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, për të arritur integrimin në infrastrukturën rajonale dhe atë europiane.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, thuhet në njoftim.


 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja , priti një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim, ku u diskutua për zhvillimet aktuale të arsimit në Kosovë dhe shqyrtimin e mundësive për investimetë të këtij fondi në Kosovë, sipas nevojave dhe prioriteteve të përcaktuara nga MAShT .

Ministri Buja ka falënderuar mysafirët përvizitën dhe gatishmërinë për të ndihmuar arsimin nëKosovë aq më tepër kur kjo ndihmë do të bëhet aty ku vetë MAShT shpreh interesimin me projekte të gatshmedhe sipas nevojave konkrete aktuale.

Në këtë kontest ministri Buja përmendise është e nevojshme pajisja e fakulteteve nëUP melaborator, ndërtimi i çerdheve për fëmijët parashkollorë, por ka ende projekte tjera që presin të realizohen.

Nga anae tij, Eng. Mohammad S. Arifi, nga Fondi Saudit,tha se ndjeheti gëzuar që ka rast të vizitojë Kosovën dhe të njihet më për së afërmi me popullin e sajdhe që Fondi Saudit për Zhvillim, do të këtë mundësitë ndihmojë aty ku është më se e nevojshme.

“Kosova ka qenë në zemrat dhe mendjet tona edhe gjatë ditëve të luftës dhe jemi lutur që të gëzojë lirinë ,ndërsa sot jemi të lumtur që po njihemi me Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha ai.

Ministri Buja dhe delegacioni i Fondit Saudit për Zhvillim folën edhe për çështje tjera zhvillimore në Kosovë, si dhe për mënyrën e konkretizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në të ardhmen.

Bashkëbiseduesit u morën vesh që pas dërgimit të projekteve (përmes MEF-it) në adresëtë këtij Fondi, ato do të shqyrtohen nga një komision i veçantë saudit.

Ndryshe, sipas përfaqësuesve të këtij Fondi, aktualisht në botë investohen rreth 40 miliard dollarë në 81 shtete të botës, ndërsa në Kosovë janë në realizim projektet në QKUKtë Prishtinës dhe në Mitrovicë./kohaislame.com

Artikulli paraprakNë Kenia, rebelët përdorin shtiza dhe shigjeta kundër policisë
Artikulli vijuesFondi Saudit për Zhvillim pritet të financojë shumë projekte në Kosovë