ANKARA (AA) – Forcat ajrore turke kanë kryer një sërë operacionesh ndaj pozicioneve të terroristëve të PKK-së në pjesën veriore të Irakut, ku u shkatërrua një depo municioni e kësaj organizate terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, forcat ajrore turke kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të PKK-së në rajonin Haftanin në veri të Irakut.