Format e trajtimit për largimin e stresit, ndikimi i fizioterapisë

Homeopatia Disa studime kanë analizuar efektshmërinë e trajtimit homeopatik. Homeopatë profesionist mund të rekomandojnë trajtime për SZI-në bazuar në njohuritë e tyre dhe në përvojën klinike.

Para se të përshkruani një trajtim, homeopatët marrin në konsideratë ndërtimin e trupit të personit që përfshin fizikun, emocionet dhe inteligjencën tuaj. Akupunktura Studime të vogla kanë treguar se akupunktura mund t’i ndihmojë njerëzit që kanë SZI, duke përmirësuar gjendjen e tyre të përgjithshme dhe duke ulur fryrjet. Megjithatë duhen më shumë studime në këtë drejtim.

Trajtime të tjera Ngrohësit e barkut (shishet e ngrohta me ujë, jastëkët e ngrohtë, banjat e gjata të ngrohta) mund të çlirojnë ngërçet e dhimbshme të barkut. Ushtrimet e rregullta si ecja mund të ulin stresin dhe të nxisin lëvizjet e zorrëve kur keni kapsllëk. Një studim tek pacientët me SZI ka treguar se ata që ushtrohen rregullisht kanë më pak simptoma se ata që nuk ushtrohen.

Frymëmarrjet e thella ulin stresin dhe mund të ndihmojnë tretjen Masazhet terapeutike ndihmojnë në uljen e stresit Kërkime paraprake sugjerojnë se joga dhe “tai çia”, ndihmojnë në uljen e dhimbjeve dhe simptomave të tjera të SZI-së. Teknikat për uljen e stresit, si hipnoza apo këshillimi, gjithashtu mund të ndihmojnë. /Kumti.com

Artikulli paraprakMasat e reja në pakon fiskale ndikon në zhvillimin ekonomik
Artikulli vijuesDisa mënyra për të rritur shitjet pa i ulur çmimet