Forumi i të Rinjve Muslimanë: Nënë Tereza e ka vendin në zjarr te xhehenemit

Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar në gazetën Koha të datës 21.07.2011 që shtetasit kosovarë Qerim Ujkani, Bajram Krasniqi, Zef Prenaj dhe Adem Nimani kanë bërë një kallëzim penal kundër klerikut musliman imam Shefqet Krasniqi, për shkak të deklaratës së tij të para dy viteve kur ai ka deklaruar që Nënë Tereza e ka vendin në ferr.

Më poshtë mund ta gjeni komunikaten e plotë të Forumit të të Rinjve Muslimanë:
Sipas akuzuesëve pretendohet se imam Krasniqi ka “ofenduar tërë shqiptarët dhe popujt e botës duke thënë se Nëna Terezë e ka vendin në ferr.”

Duam të sqarojmë opinionin publik dhe mediat e Kosovës se imam Krasniqi gëzon mbështetjen e plotë të Forumit të të Rinjve Muslimanë të Kosovës dhe mijëra taksapaguesëve kosovarë, që të shprehë idetë e tija në mënyrë të lirë dhe demokratike.

Në të njëjtën kohë ne dënojmë agresionin që Qerim Ujkani, Bajram Krasniqi, Zef Prenaj dhe Adem Nimani bëjnë kundër fjalës së lirë në Kosovë. Sulmin e tyre kundër imam Krasniqit ne e shohim si përpjekje të fondamentalizmit katolik kundër Islamit në Kosovë.
Për më tepër, Forumi i të Rinjve Muslimanë deklaron me bindje të thellë, dhe me përgjegjesi të plotë përpara ligjit, i cili garanton lirinë e fjalës, që Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza e ka vendin në ferr.

Në ferr ajo e ka vendin së bashku me Sllobodan Millosheviçin, Savë Bataren dhe të gjithë ata që kanë cenuar popullin musliman shqiptar.
Në këtë deklaratë në nuk jemi të parët. Pas nesh qëndrojnë me mijëra shqiptarë dhe jo-shqiptarë që kanë deklaruar, demonstruar dhe do të demonstrojnë edhe në të ardhmen që Nënë Tereza është njeri i urryer për shqiptarët dhe popujt e botës.

Këtu ne përmendim:
1. Banorët dhe shoqërinë civile të Shkodrës, Dibrës dhe Tiranës në Shqipëri që kanë protestuar kundër Nënë Terezës dhe e kanë dëbuar atë nga qyteti i Shkodrës.
2. Përmendim gazetarin e mirënjohur indian Aroup Chatterjee i cili në librin “Nënë Tereza – Vendimi final” dëshmon bindshëm karakterin kriminal, hajdut dhe mashtrues të Nënë Terezës, për të cilin ajo duhej çuar para gjyqit.
3. Përmendim gazetarin amerikan, Christopher Hitchens në emisionin “Hell’s Angel: Mother Teresa” të transmetuar në median britanike BBC në vitin 1994 ku gazetari tregon korrupsionin e Terezës dhe e quan atë ëngjëll të ferrit.
4. Përmendim shkrime të ndryshme që janë bërë në shtypin shqiptar, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni që kanë denoncuar Nënë Terezën.
Për më tepër ne sfidojmë publikisht Qerim Ujkanin, Bajram Krasniqin, Zef Prenajn dhe Adem Nimanin që të na vërtetojnë që Anjezë Bojaxhiu e quajtur fallco “Nënë” ka qenë shqiptare. Ne citojmë këtu drejtorin e Bibliotekës Kombëtare në Shqipëri, Aurel Plasari në shkrimin “Bojaxhitë e nënë Terezës” të botuar në Gazetën Shekulli në Tiranë ku ai vërteton që ajo nuk ka qenë shqiptare, por vllaho-maqedone. Ajo nuk ka ditur të flasi shqip, nuk ka qenë shqiptare dhe nuk ka bërë asgjë për Kosovën dhe Shqipërinë. Ajo ka qënë shtetase indiane që ka punuar gjithë jetën e saj kundër Islamit dhe Hinduizmit për hesap të Vatikanit.
Për arsyet e mësipërme ne refuzojmë me neveri fushatën filokatolike të Qerim Ujkanit, Bajram Krasniqit, Zef Prenajt dhe Adem Nimanit që duan të mbrojnë një shtetase indiano-maqedone. Ata bëjnë gabim që i hapin luftë një imami kosovar për hesap të një murgeshe indiane dhe duan të cënojnë fjalën e lirë. Fushata e tyre kundër imam Krasniqit është një donkishotizëm katolik që ne e refuzojmë me neveri.
Si përfundim, ne i sfidojmë këta mercenarë të Vatikanit dhe deklarojmë me krenari dhe besim në fjalën e lirë që na garanton Kushtetuta e Kosovës që: NËNË TEREZA E KA VENDIN NË XHEHENEM!

Me nderime,
Kryesia e Forumit të të Rinjve Muslimanë
Behar Beqiri
Noli Zhita

Artikulli paraprakSaint Kitts dhe Nevis njeh pavarësinë e Kosovës
Artikulli vijuesIslami u bë shkak për mbrojtjen e shqiptarëve nga asimilimi sllavo ortodoks