Franca do ti shesë Katarit 24 avionë luftarakë të tipit Rafale

0
177
Presidenti francez, François Hollande ka rënë dakord me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad El Sani për shitjen e 24 avionëve Rafale.
Në një deklaratë të bërë nga Pallati Elysee njoftohet se Franca do ti shesë Katarit 24 avionë luftarakë të tipit Rafale, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në deklaratë gjithahstu njoftohet se presidenti francez, François Hollande ka rënë dakord me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad El Sani për shitjen e 24 avionëve Rafale. Hollanda më 4 maj do të shkojë në Doha të Katarit për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.
 
Avionet Rafale të cilët për 27 vjet nuk kanë gjetur blerës për shkak se janë shumë të shtrenjtë dhe të sofistikuar, për herë të parë në muajin shkurt ata iu shitën Egjiptit. Pas Egjiptit edhe negociatat me Indinë dhanë rezultate pozitive, ku u ra dakord për shitjen e 36 avionëve Rafale ndaj Indisë.
 
Me marrëveshjen që do të nënshkruhet, Katari do të jetë vendi i 3-të që Franca i shet avionë Rafale./AA