Franca mund të veprojë edhe pa Britaninë e Madhe në Siri

Votimi i Parlamentit britanik kundër intervenimit ushtarak në Siri nuk e zvogëlon vendosmërinë e Francës që të veprojë në Siri. Këtë e deklaroi presidenti Fransoa Olland në intervistën për gazetën pariziene “Le Mond”, e cila pasdite del nga shtypja, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

“Po” – u përgjigj presidenti francez në pyetjen për mundësinë që Franca të intervenojë vetë, pa aleatët britanik.

“Çdo vend është sovran të merr pjesë ose jo në një operacion. Masakra nga Damasku nuk mund të mbetet e padënuar”, shton shefi i shtetit francez.

Fransoa Olland mëtej shpjegon se disponon me më shumë tregues të cilët tregojnë se përgjegjësia për sulmin është tek regjimi i Damaskut.

Presidenti francez, përjashton të marrë vendim për intervenim para se të disponojë me të gjithë elementet të cilat arsyetojnë një aksion ushtarak, edhe pse nuk është përjashtuar një intervenim i tillë para të mërkurës 4 shtator, për të cilën është konvokuar seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit francez për situatën në Siri./almakos/kohaislame

Artikulli paraprakKosova “oazë” e prostitutave!
Artikulli vijuesVirusi aktual në Facebook ka infektuar 800 000 përdorues