Francë, masakrohet me armë familja britanike

FRANCE – Katër britanike, pjesëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vrarë me armë zjarri në zonë turistike pranë liqenit të Anesisë, në Francë.

Mediat bëjnë të ditur se tre trupa, një mashkull dhe dy femra, u gjetën në një automjet me targa britanike, ndërsa një tjetër ishte qëlluar për vdekje aty pranë.

Ndërkohë, një vajzë 8-vjeçare u gjet e plagosur, por nuk mundi të mbijetonte pavarësisht se u transportua në spital. Ndërsa një vogëlushe 4-vjeçare u gjet poshtë trupit të nënës së saj, fatmirësisht pa asnjë plagë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Francën, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur identitetin e viktimave dhe autorët.

Liqeni i Anesisë, pranë Alpeve Franceze dhe kufirit zviceran, është një vend popullor i frekuentuar shumë nga britanikët.bw/kohaislame

Artikulli paraprakMjalti lufton ulçerën në stomak!
Artikulli vijuesAksident tek Shtëpia e Sporteve në Prishtinë