Funksionarët e BDI-së i ankohen gazetës pro-qeveritare “Dnevnik për kërcënime

Sipas gazetës maqedonase pro-qeveritare “Dnevnik” funksionarë të BDI-së janë kërcënuar dhe shantazhuarse nëse nuk paguajnë shuma deri më gjysmë milioni euro, do të publikohen biseda të përgjuara telefonike të tyre, shkruan gazeta “Dnevnik” në numrin e saj të sotshëm, raporton Fakte. Sipas gazetës, këto kërcnime funksionarëve të BDI-së u kanë ardhur nga njerëz të nëntokës dhe tanimë këto janë paraqitur në PSP dhe në organet tjera hetuese.

Edhe përkundër angazhimit të madh të “Dnevnik”-ut, kjo redaksi nuk ka arritur të kuptojë pse MPB dhe PSP akoma nuk kanë arritur t’i shmangin dhe t’i bllokojnë të gjitha materijalet e përgjuara nga kanali Youtube.

Ndryshe edhe kryetari i BDI-së deklaroi publikisht se vetëm biseda të të tijat të përpunuara janë mbi 17 mijë, dhe njëherit ai deklaroi se mund të publikohen të gjitha pasi nuk kishte çka të fshihet.

Artikulli paraprakShkodër, sekuestrohen 21 kg kanabis sativa
Artikulli vijuesBaton Haxhiu në debatin e Këshillit Opozitar: Pushteti i pamoralshëm e ka pushtuar çdo shtëpi të moralshme në Maqedoni