Funksionarët e lartë të BDI-së protestojnë sot kundër kryqit

Funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim sot para ndërtesës së Komunës së Butelit kanë paralajmëruar protestën e sotme për vendosjen e kryqit në Butel, raporton Portalb.

“Jemi mbledhur këtu për të shprehur kundërshtimin tonë si komunitet i dytë më i madh në vend, lidhur me vendimin përjashtues të Komunës së Butelit, vendim i cili ka vetëm një qëllim: përmes instrumentalizimit të fesë për qëllime politike të provokojë dhe të prodhojë tensione dhe përplasje etnike në Maqedoni”, tha para mediave Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Sipas tij, kryqi në udhëkryq nuk ka fyer vetëm komunitetin musliman por edhe të gjithë shqiptarët e krishterë, ata katolikë e sidomos shqiptarët ortodoksë.

“Nuk do të lejojmë që shteti jonë të përfshihet në urrejtje dhe dhunë fetare. Qëllimi jonë është paqja, bashkëpunimi, solidariteti dhe bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme etnike e fetare. Ne nuk duam që Shkupi të shndërrohet në Belfast, Jerusalem apo Bejrut”, u shpreh Mexhiti.

Ai tha se në emër të tolerancës fetare, kryqin do ta vendosin mbi kishën ortodokse shqiptare që do të ndërtohet në atë lokacion, sipas tij, ashtu siç është e dinjitetshme dhe mirënjohëse ndaj fesë.

Protesta është caktuar ora 17:00, para objektit ku është vënë gurthemeli për kryqin./Portalb

Artikulli paraprak“SHBA-ja e shqetësuar nga lajmet se regjimi i Asadit sulmon civilët”
Artikulli vijuesVIDEO – Dy vëllezer musliman të cilët nuk flasin qe 4 vite mes veti